Ndreu: Këto ishin tre pikë të arta, në formacion fus vetëm ata lojtarë që vrapojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 16:15

Ndreu: Këto ishin tre pikë të arta, në formacion fus vetëm ata lojtarë që vrapojnë

Trajneri i Kamzës, u shpreh i kënaqur për lojën e ekipit të tij pas fitores me Kukësin, dhe vlerësoi lojtarët që hodhi në fushë, duke i shpërblyer besimin e tij.

Ndreu

3 pikët flori?

E kam deklaruar dhe gjatë javës, pavarësisht mungesave, lojtarët që kemi afruar ofrojnë besim. Nëse do japin 100% e vet, do arrinim minimalen një pikë. Edhe me Partizanin, treguam nivel pjesën e dytë. Ishte një tre pikësh i vlefshëm. Është një kampionati i fortë, dhe na jep besim.

Arritët të evitonit presionin e vendasve, në fillim…

Është e vërtetë, është një skuadër që në përgjithësi në minutat e para ushtron presion. Kukësi krijoi disa raste sporadike, nuk ishte presion i madh. Më pas, loja mori rrjedhë tjetër, më pas erdhi dhe goli. Mbrapa ishim vendosur mirë. I shfrytëzuam rastet me Plakun, që është në formë të mirë.

Raçiç në stol. Një formacion më i shpejtë me kudnërsulm. Ka vend Rezi në formacion?

Padiskutim, ideja ime është që lëvizjet në formacion, jo të shpeshta, krijojnë rivalitetin që secili lojtar duhet të mendojë që kur të futet në fushën e lojës, të japi maksimumin. Në ndeshjen e parë luajti shumë mirë, por ndaj Partizanit nuk isha i kënaqur. Prandaj nuk e filloi nga fillimi sot. Edhe për Raçiç, e njëjta gjë. Gjatë javës kam menduar që të fus në lojë lojtarët që vrapojnë më shumë. Pjesën e dytë, Raçiç na shërbeu me topat e gjatë që merrte, dhe bëra zgjedhjen e duhur.

E dinit specifikën e kësaj fushe. E fituat në topat në ajër, dhe topat e dubluar…

Megjithëse kishim mungesa sot, të dy lojtarët para mbrojtjes, nuk ishin 100% mbrojtjes, por gjatë javës jemi fokusuar te topat e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"