Ndreu: Kemi gabuar raste për të shtyrë topin në rrjetë, për të dalë nga kriza duhet të presim merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 16:13

Ndreu: Kemi gabuar raste për të shtyrë topin në rrjetë, për të dalë nga kriza duhet të presim merkaton

Kastrioti pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Kukësit me rezultatin 1-6. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur dhe trajneri i vendasve Ramazan Ndreu.

NDREU

“U munduam në këtë ndeshje, guxuam më shumë në pjesën e parë, Patëm dy raste për të kthyer ndeshjen në favorin tonë. Ishin vetëm për të shtyrë në rrjetë topin. Por kjo është e keqja, në momentin që guxon me këtë skuadër, rrezikon shumë, menduam që të shkojmë drejt rezultateve pozitive. Mendoj se pas dy golave nuk ka ekuilibra në fushë dhe ato raste ishin fatale. Kishim raste të pastra se do të ndryshonte loja dhe do shkonte në favorin tonë.”

“E kam thënë që nuk masim akoma dot forcat me skuadra si kjo, ndoshta do të ishim të kënaqur me humbje minimale, se janë skuadra me nivel. Por do të mundohemi të marrim sa të mundemi me këto skuadra dhe të presim ato ndeshje që janë finale, aty-aty me nivelin tonë. Dhe presim merkaton për të rregulluar diçka.”

“Mendimi ishte të rrinim si në ndeshjet e tjera, duke mos i lejuar fushë kundërshtarit. Gabuam duke menduar se mund të kapnim diçka dhe shkoi keq, por dua të them se ia dhuruam ndeshjen. Një pjesë dolën nga detyra, mesfusha toleroi shumë se nuk ishte afër me sulmin e mbrojtjen, i dha hapësirë kundërshtarit. E thashë që lojtarët morën një goditje, që ne e kemi, por me pësim golash u çorientuam totalisht. Tani të shohim ndeshjet e tjera, nuk kemi çfarë të bëjmë.”

“Problemi është që në filliesat e kampionatit, jemi skuadër e ndërtuar me vonesë. Përpos kësaj 3-4 lojtarë i kemi me dëmtime e probleme disiplinore. Jemi me organikë të cunguar, edhe ndërrimet kur i bëjmë i bëjmë të sforcuar. Bëjmë shumë lëvizje e kjo sjell çorientim, por ngaqë jemi të kufizuar, kjo na sjell probleme”, tha Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"