Ndreu: Kartoni i kuq na çorientoi, treguam që kemi fuqi të vrapojmë deri në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 16:24

Ndreu: Kartoni i kuq na çorientoi, treguam që kemi fuqi të vrapojmë deri në minutat e fundit

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, e cilësoi si gabim të rëndë kartonin e kuq të Fushtar pasi çorientoi totalisht lojën e skuadrës. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai përgëzoi shpirtin e lojtarëve të tij që nuk dorëzohen asnjëherë dhe luftojnë deri në minutat e fundit.

ndreu

Kartoni i kuq i Fushtar

“Kartoni i kuq është gjë që ndodh, por gabim shumë i rëndë sepse na dha një goditje të rëndë, na prishi rrjedhën e lojës. E kuptuam vonë që loja vazhdon edhe me 10 lojtarë pasi mund ta mbyllnim ndeshjen që më parë.”

Rëndësia e fitores

“Kishim 4 mungesa shumë cilësore sot. I kuqi na çorientoi, megjithatë kjo skuadër ka karakter, ka grintë, ka potencial dhe po përmirësohet nga dita ditës. Treguam në minutat e fundit që kemi fuqi për të vrapuar. Përgëzime Fukuit që tregoi një formë shumë të mirë.”

Shpërblimi nga presidenti Qarri

“Shpërblimi është por shumën nuk e dimë. Nuk ka rëndësi shpërblimi, por karakteri që tregon ekipi në pjesën e dytë në çdo ndeshje. Edhe pse me 10 vetë, në fund rrezikuam 4-5 herë para portës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"