Ndreu: Jam i kënaqur me barazimin, skuadra tregoi karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 16:31

Ndreu: Jam i kënaqur me barazimin, skuadra tregoi karakter

Trajneri i Kamzëa, Ramadan Ndreu u shpreh i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Kamzës edhe pse ai deklaron se skuadra i kishte mundësitë për ta mbyllur ndeshjen duke shënuar golin e tretë. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes Ndreu tregoi se nuk ka pasur presion që ndeshjen ta fitojë për presidentin Xhelal Mziu.

Ndreu

Për ndeshjen

“Ashtu siç rrodhi loja, ishim shumë pranë fitores. Me pak kujdes duhet të kishim shënuar golin e tretë. Pas pësimit të golit morëm goditjen e rëndë psikologjikë. Jam i kënaqur nga skuadra. Diti të reagojë dhe tregoi karakter.”

Për Sebino Plakun

“Sebino është jashtëzakonisht i mirë. Punon shumë mirë dhe është një lojtar profesionist. Sot tregoi që është një futbollist i nivelit të lartë.”

Për gjyqtarët

“Duhet ti rishikoj në televizor disa vendime. Në përgjithësi arbitrimi ishte i drejtë, jam i kënaqur.”

Gjici apo Mziu kush duhet të kënaqet më shumë

“Kukësi është skuadër shumë e mirë e ka treguar këtë gjë gjatë sezoneve të fundit. Nuk e di kush do kënaqet më shumë. Unë jam i kënaqur me barazimin. Nuk kemi pasur presione të natyrës që të fitonim për presidentin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"