Ndreu i pakënaqur: I thashë lojtarëve mos të bëjnë faulle para zonës, ja si e motivoj skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 16:25

Ndreu i pakënaqur: I thashë lojtarëve mos të bëjnë faulle para zonës, ja si e motivoj skuadrën

Kastrioti nuk ia doli të dalë me pikë nga sfida me Dinamon, falë dhe formës së mirë të portierit Edvan Bakaj. Pas ndeshjes, tekniku i krutanëve në prononcimin për SuperSport u shpreh:

ndreu 1

Humbja: ”Kemi shumë ndeshje që po na vjen keq, po humbim. Sot ishte ndeshje e interpretuar mirë, Dinamo na bëri një gol. I kam bërë të ditur lojtarëve që futbolli vendoset nga momentet, pasi i thashë të mos bëjnë faulle para zonës, pasi Ibraimi është lojtarë i mirë. Po ndëshkohemi nga gabime që evitohen. Provova me dy sulmues, por nuk ia dolëm. Jemi nga ato skuadra që dalim shumë para porte, por na duket porta si kuti shkrepëse, dhe portieri kundërshtar ishte në formë të mirë.

Mbijetesa: Korça ishte vjet 16 pikë mbas nesh dhe na kapi, do të mundohemi të bëjmë maksimumin në merkaton e janarit. Jo se këta lojtarët nuk vlejnë, por duhet cilësi në sulm të shkojmë te goli. Dhe fati ishte kundër nesh sot.

Improvizime në formacione: Megjithëse ishim me vonesë, gjatë rrugës 2-3 lojtarë formacioni na u dëmtuan. Bëmë zëvendësime sot duke çuar lojtarë qendre në krah, ky është problem, kemi improvizuar shumë, por nuk e kam në natyrë t’i bëj lojtarëve lavde, por sot luajnë mirë. Është momenti ai që vendos, kam besim që do vazhdojmë të luajmë dhe do të vijnë pikët, nuk jemi nga ata të mallkuar, do të vazhdojmë luftën deri në fund në këtë periudhë dhe shpresojmë të përmirësohemi.

Motivimi: Është e vështirë të motivohen, sot kemi bërë ndryshime në formacion thjesht kur skuadra nuk është në nivelin e duhur të bësh ndryshime. Jemi të vetëdijshëm që po bëjmë maksimumin, i motivojmë çdo ndeshje. Është e rëndësishme ana psikologjike, s’kemi ça bëjmë. Do shohim deri në fund sa të kapim, shpresojmë të ndryshojmë”, u shpreh Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"