Ndreu: Fushë e mjerueshme, luajtëm në beton. Gjyqtarët të tregohen korrektë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 18:13

Ndreu: Fushë e mjerueshme, luajtëm në beton. Gjyqtarët të tregohen korrektë

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, nuk ka ngurruar të kritikojë hapur gjendjen e fushës së stadiumit “Zeqir Ymeri”, ku skuadra e tij u përball sot me Kukësin vendas. Në prononcimin për “SuperSport” ai e klasifikoi si të mjerueshme gjendjen e impiantit, ndërsa nuk ngurroi të shtonte se gjyqtarët duhej ta harronin faktorin fushë edhe me ndihmat minimale që u jepnin skuadrave.

ndreu

Bilanci i ndeshjes së humbur me 11-metërsh

“Kështu e ka futbolli, megjithatë si ndeshje e parë, sot mendoj se pjesa më e madhe e skuadrës dha maksimumin, jemi në hapat e para, kemi nevojë për harmonizim, për grupin. Vështirësia sot ishte që përpara kishim skuadër shumë të mirë.

Ishte shumë më e mobilizuar pas një disfate, pas ndeshjes me Tiranën. Unë e shoh që shtoi angazhimin. Mendoj se si ndeshje e parë jemi “ok”, në ndeshjet në vazhdim të shohim të jemi të kujdesshëm, edhe për formacionin. Kemi pasur pak kohë, janë ndeshjet që do të vendosin lojtarët cilësore”.

Vlerësimi për lojtarët sot

“Pjesën e parë u vë notën 9, ekipi ishte i kujdesshëm në veprime, në mbrojtje dhe në fazën e sulmit, ku si e kishim menduar, i zumë në vështirësi. Në pjesën e dytë nuk është se ishte keq, nuk mendoj se ishte presion, jam i pakënaqur nga dy anësorët që duhej të ishin më aktivë.

Por jemi në hapat e parë. Një skuadër nga fillimi i duhen 4-5 javë, jo me humbje, por të dalë në lojë, mendoj se ky grup do të jetë në ekipet e mira”.

Fusha dhe cilësia e tapetit në Kukës

“Të jem i sinqertë, është një fushë e mjerueshme, është beton dhe ul shumë cilësinë e lojës, sidomos atë agresive, nuk ta lejon”.

Për gjykimin e Kridens Metës

“Penalltinë kolegët më thanë që ishte, ndoshta ishte, por ai ishte momenti që ndau lojën, nëse ka qenë e saktë. Për 2-3 momente të tjera duhej të ishte më korrekt. Aq është futbolli, ndihma është në limite, unë mendoj se duhet të mos mendojmë më që kjo është fusha e kësaj skuadre e të ndihmojmë edhe kaq pak, duhet të jenë të gjithë korrektë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"