Ndreu e pranon: Nuk e përballojmë dot Tiranën, në pjesën e dytë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 13:13

Ndreu e pranon: Nuk e përballojmë dot Tiranën, në pjesën e dytë…

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, pranoi se skuadra e tij nuk kishte cilësi të përballonte Tiranën. Në një prononcim pas ndeshjes, Ndreu pranoi se skuadra e tij e ka mendjen te kampionati. 

ramadan ndreu

“E kishim deklaruar edhe më parë se Kupa nuk është prioriteti ynë. Jo se nuk do të luanim në Kupë, por gjithsesi ne menduam ndryshe. Aktivizuam dy-tre lojtarë të talentuar, të cilët nuk është se kishin marrë shumë minuta në Kupë për të krijuar një ide sesa presion mund të mbajnë dhe nëse janë lojtarë për të ardhmen. Terreni nuk ishte i mirë, por i vështirë. Luajtëm mirë në pjesën e parë, dominuam 45-minutëshin, me dalje pas shpine, kombinacione. Goditëm portën. Gjithçka shkoi shumë mirë, madje edhe në mbrojtje. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe terreni i rënduar, sepse ne stërvitemi në fushë me bar artificial. Megjithatë ne duhet ta kemi mendjen te kampionati. Sytë duhet t’i bëjmë katër. Kupa është ndeshje që veçse na forcon skuadrën, sepse për kualifikim nuk bëhet fjalë. Kuptohet Tirana është skuadër shumë e mirë. E tregoi në pjesën e dytë fuqinë e saj dhe ka nivel. Kishim edhe lojtarë me probleme. Dy-tre nuk luajtën. Thjesht menduam që të mos rrezikonim shumë dhe të shihnim për kampionatin. Kaq është kontingjenti ynë. Ne nuk matemi dot me Tiranën, por tani halli im është fusha për kampionat, sepse luajmë ne dhe Iliria dhe nuk e di sesa do ta mbajë gjendjen e saj më të mirë”, mbylli Ramazan Ndreu.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"