Ndreu: Duhet zgjidhur problemi i sulmit, na duhet dhe pak kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2016 | 16:27

Ndreu: Duhet zgjidhur problemi i sulmit, na duhet dhe pak kohë

Drejtori sportiv i Laçit nuk u shfaq shumë i mërzitur pas barazimit të Laçit në shtëpi me Kukësin. Për mikrofonat e “Gol pas Goli”, ai pranoi problemet e ekipit në sulm, por në të njëjtën kohë vlerësoi kompaktësinë e ekipit në mbrojtje.

ndreu

“Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, por ne i patëm mundësitë në pjesën e dytë dhe treguam që kemi probleme në finalizim. Në 4 ndeshje kemi pësuar vetëm 1 gol në Korçë dhe kjo tregon që kemi mbrojtje shumë të mirë. Sulmi nuk ka shumë alternativa dhe në javët në vazhdim do mundohemi të përshtasim edhe mesfushorët për të qënë sa më pranë portës kundërshtare”, tha Ndreu.

I pyetur për ndërprerjet e shumta të lojës dhe tensionin e dukshëm mes lojtarëve gjatë ndeshjes, Ndreu u përgjigj:

“Është traditë e lojës sonë qe luajmë fort. Gjithashtu edhe Kukësi është ekip që luan fort dhe historia e përballjes së këtyre dy ekipeve ka treguar që gjithnjë janë bërë ndeshje të luftuara.”

Në fund, Ndreu komentoi edhe sasinë e vogël të pikëve të grumbulluara, vetëm 3, në 4 javët e para.

“Pikët i duhen çdo skuadre, dhe do ishim të lumtur t’i kishim, por jemi skuadër e re dhe do vazhdojmë dhe disa ndeshje të shfaqim probleme derisa të konsolidohemi si ekip”, përfundoi Ndreu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"