Ndreu: Do ishim të kënaqur me një barazim, na penalizuan mungesat në krahun e djathtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 16:12

Ndreu: Do ishim të kënaqur me një barazim, na penalizuan mungesat në krahun e djathtë

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, shprehet se ishte një ndeshje e vështirë sot përballë Partizanit, dhe se do ishte i kënaqur edhe me një barazim ndaj të kuqve.

ndreu

Sa të rrezikuar pas kësaj humbje?

E kam thënë dhe herë të tjera, është një kampionat i vështirë. Po bënim ndeshje të mira dhe nuk po na vinin rezultate. Do isha i kënaqur që ndeshja të dilte edhe barazim. Partizani ka lojtarë me kualitet në gjirin e vet. Morëm një humbje që na kushton, por me rëndësi është që prodhojmë lojë.

Faza sulmuese jo aq agresive sot..

Patëm 2 mungesa. Linja e djathtë na mungoi, si Idrizi si Frashëri. U munduam të fusim Fukuin mbrojtës të djathtë. 1 pozicion mundesh ta riparosh, por sot mungoi e gjithë linja e djathtë. Rastet e kundërshtarit nga ajo pjesë erdhën.

Kamzës sot i mungoi pasimi i fundit, kur fitonit topin..

E vërtetë, edhe në pushimin e pjesës së parë, për këtë gjë i fola ekipit. Duhet të dalim shumë shpejt. Sot ishim jo të shpejtë në veprime. Aksioni duhet të nisë që te mbrojtësit. Por, edhe të dy mesfushorët ishin mbrapa dhe me shpinë nga porta e kundërshtarit. Kjo gjë na penalizoi.

Ju e keni thënë që primare është mbijetesa. Sa do ju ndihmojë eksperienca me Kastriotin dhe me Laccin në këtë moment?

Padiskutim, është një kampionat me rivalitet. Pavarësisht pikëve. Nuk mund të flemë gjumë. E dija që kampionati do shtrëngohej. Ka ekipe jashtë objektivit, që të japin maksimumin. Lufta tani është e hapur, por kam besim te skuadra, pasi edhe me rikthimin e 2 lojtarëve që na mungojnë, do rikthehemi te lojërat që kemi zhvilluar deri tani. Është e rëndësishme të mos humbim besimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"