Ndreu: Arbitri Alla i dha fitoren Skënderbeut, ndikoi në rezultat. Nuk prisja një humbje të tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 16:43

Ndreu: Arbitri Alla i dha fitoren Skënderbeut, ndikoi në rezultat. Nuk prisja një humbje të tillë

Oreksi vjen duke ngrënë. Keqardhje pas këtij rezultati sot?

Jam i zhgënjyer jo nga lojtarët, por nga arbitri Alla. Jam pak i nxehur nga ndeshja, por e kam lexuar ndeshjen shumë kujdes. Ka krijuar disa faulle për Skënderbeun të paqenë. Në pjesën e dytë, dha një faull ku mund të ishte avantazh, por ai nuk e kupton  çfarë është avantazhi. Mënyra si e menaxhoi Alla, ishte një ndeshje shumë e dobët. Ndikoi në rezultat.

ndreu

Kur e stërvisni skuadrën, e stërvisni për ta shpëtuar, apo për Europë?

Për ne, primare është të mbijetojmë. Jemi afër, ndoshta kemi edhe fatin me vete, mund të arrijmë edhe Europën.

Pjesën e parë e zhvilluat shumë të mirë. Në të dytën, ishte një presion më i madh nga Skënderbeu. Mos ndoshta lojtarët e menduan ndeshjen të fituar?

Në këtë drejtim kam punuar shumë. E dija që Skënderbeu nuk dorëzohet, por do luftonte më fort. Për sa i përket lojës, luajmë me një skuadër që gjithmonë është me një presion psikologjik. Pjesa e parë ishte në ekuilibër, por në momentin që arbitri bëhet pjesë me një skuadër të madhe, është di çka e tmerrshme. Në momentin që Alla akordoi faull, pësojmë edhe golin. Ndoshta do ta analizoj edhe me qetësi ndeshjen, por e kujtoj shumë mirë edhe faullet e pjesës së parë. Them që Alla sot e prishi garën.

Ndreu ka të gjithë përvojën që të dallojë kur një gjyqtar bën gabime…

E mendoja që mund ta humbisja ndeshjen me Skënderbeun, por sot ndeshjen ia dha Alla.

Ra çi ç ka disa probleme me klubin. Cili është pozicioni juaj?

Absolutisht që në dijeninë time, nuk ka asnjë problem. Ai ndoshta nuk është në gjendjen e mirë fizike, por nuk ka asnjë problem. Thjesht arsye teknike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"