Ndonëse me pak vështirësi, Pipo Inzagi thotë më në fund emrin e më të fortit të “Milanit të Madh”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 22:41

Ndonëse me pak vështirësi, Pipo Inzagi thotë më në fund emrin e më të fortit të “Milanit të Madh”

Trajneri i Beneventos, Filipo Inzagi pati fatin të luajë në një Milan ku yjet nuk mungonin në stol e jo më në formacionin titullar.

milan

Por kur ke në skuadër lojtarë të tillë si Maldini, Nesta, Pirlo, Sedorf, Gatuzo, etj., është pak e vështirë t’i përgjigjesh pyetjes se kush ishte më i forti. Në këtë situatë u vendos dhe Pipo nga “Sky Sport”, por ai vendosi të përgjigjej edhe pse me shumë vështirësi.

inzagi

“Shumë e vështirë të thuash cili ishte më i forti, sepse kam luajtur me më të mëdhenjtë e futbollit. Kisha në skuadër Maldinin, Nestën, Pirlon, Gatuzon, Ambrozinin, Sedorfin… Nëse duhet vetëm një emër, atëherë do të thoja Kaka.

Me atë kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme së bashku. Ai dhe Shevçenko ishin sulmues të pandalshëm. Edhe Ibra ka qenë një futbollist i madh. Unë dhe ai ishim një dyshe shumë e fortë. Një trajner sigurisht që e ka më të thjeshtë kur ka në skuadër një si Ibrahimoviç ose si Inzagi,” theksoi italiani.

Inzagi

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"