Ndodhen pranë zonës së ftohtë, lojtarët e skuadrës së Kategorisë së Parë nisin pushimet e parakohshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2022 | 13:06

Ndodhen pranë zonës së ftohtë, lojtarët e skuadrës së Kategorisë së Parë nisin pushimet e parakohshme

Pas humbjes me Korabin në kampionat, Tomori pritej të vijonte procesin stërvitor deri në fund të dhjetorit. Mirëpo, mësohet se futbollistët janë shpërndarë pranë familjeve të tyre, menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar në Peshkopi, ndërkohë që janë njoftuar se periudha e pushimit do të jetë plot dy javë.

tomori

Rikthimi në Berat do të bëhet midis datave 4-6 janar të vitit 2023. Këto pushime tingëllojnë si të parakohshme, për të mos thënë se janë një luks këtë moment, pasi në muajin janar do të kenë jo vetëm ndeshjen e Kupës ndaj Laçit, por edhe rifillimin e kampionatit me dy takime radhazi në shtëpi ndaj Turbinës dhe Besës.

Po të llogaritet pozicioni në renditje i beratasve, nuk ta mundëson këtë luks, pasi faza e dytë parashikohet mjaft e ashpër në luftën për kreun dhe zbritjen nga kategoria. Në këto kushte, mund të thuhet se skuadra ka filluar pushime të parakohshme…

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"