Ndodh për herë të parë në histori, ndeshjen e Juventusit e drejton një femër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 17:58

Ndodh për herë të parë në histori, ndeshjen e Juventusit e drejton një femër

Juventus-Dinamo Kiev ndeshja e javës së 5-të të fazës së grupeve të Champions-it, në program në stadiumin “Allianz” mbrëmjen e së mërkurës, do të hyjë në historinë e e futbollit.

stefani frapart

Në parim ndeshja nuk ka asnjë domethënie përveçse kualifikimit për më tej, por interesante është se kjo ndeshje do të arbitrohet nga një arbitre femër si Stefani Frapart.

Në fakt kjo është hera e parë që një femër drejton një ndeshje të turneut më të rëndësishëm në Europë dhe botë.

stefani frapart 1

37-vjeçarja franceze ka thyer edhe rekorde të tjera si, femra e parë që ka arbitruar në kampionatin francez, ka mbajtur një finale të Superkupës së Europës në vitin 2019 midis Liverpulit dhe Çelsit, dhe në tetorin e këtij viti ka arbitruar dhe në Europa Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"