Ndodh për herë të parë, Laçi kalon Partizanin. Të shtunën luhet edhe me miliona!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 14:38

Ndodh për herë të parë, Laçi kalon Partizanin. Të shtunën luhet edhe me miliona!

Ditën e shtunë Partizani dhe Laçi do të për plasin “brirët” në”Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e tretë të Superiores. “Demat e kuq” vijnë pas fitores ndaj Kukësit 0-2 në transfertë në javën e dytë, ndërsa kurbinasit pas barazimit 1-1 ndaj Kastriotit. Kjo sfidë, është delikate për të dyja skuadrat, me Partizanin që synon të ruajë ecurinë pozitive, e me Laçin që do të tentojë fitoren e parë këtë sezon në Superiore.

partizani laci

SHIFRAT – Partizani dhe Laçi janë dy skuadra që vitet e fundit kanë luftuar gjithmonë për pozitat e larta të tabelës. Edhe kontingjenti i tyre ndër vite, ka qenë shumë i pasur, me disa nga futbollistët më të mirë në Shqipëri. Megjithatë, Partizani ka qenë ekipi me vlerë më të madhe krahasuar me kurbinasit. Por, ky fakt ka ndryshuar, pasi me përditësimin më të fundit të “Transfermarkt”, ekipi laçian vlerësohet më shumë se “demat e kuq”. 5.25 milion euro vlerësohet Laçi, ndërsa Partizani, vetëm 4.85 milion.

MELO -Braziliani i Partizanit pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Daja në takimin ndaj Laçit, pasi e ka lënë pas dëmtimin që e ka penalizuar në këtë fillimsezoni. Jo vetëm kaq, pasi Kordeiro tashmë, është dhe futbollisti më i shtrenjtë i “demave”. 425 mijë euro vlerësohet 27-vjeçari në “Transfermarkt”, duke lënë pas Çinarin dhe Belicën. Edhe pse ka luajtur pak në këtë fillim sezoni, më saktësisht vetëm 44 minuta, forma e brazilianit sezonin e shkuar ka bërë që të marrë ai “fronin” si lojtari më i shtrenjtë i të kuqve. Tetë gola shënoi Ko rdeiro sezonin e shkuar për Partizanin, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë si nën urdhrat e Lerdës, ashtu dhe të Sormanit.

REPARTET – Si Partizani, ashtu dhe Laçi, e kanë nga një pikë të fortë. Të besuarit e Ilir Dajës kanë sulmin më të mirë dhe kjo gjë, konstatohet edhe nga vlera e sulmuesve të kuq, që është 1.85 milion euro. Ndërsa pika më e fortë e skuadrës së Cungut, është mbrojtja, me prapavijën kurbinase që vlerësohet plot 2.30 milion euro. Një sfidë brenda sfidës.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"