Ndodh në Kategorinë e Parë/ Trajneri po bën kursin UEFA A, “komandën” e merr… nipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 22:57

Ndodh në Kategorinë e Parë/ Trajneri po bën kursin UEFA A, “komandën” e merr… nipi

Tomori po përgatitet për Lushnjën, sfidë që do ta luajë në transfertë. Pavarësisht se në fushën e cilës skuadër luhet kjo përballje, ka zgjuar gjithmonë interes të lartë te të dyja tifozeritë. Rezultati i vështirë parashikohet, por spektakli është më shumë se i garantuar. Kështu parashikohet edhe këtë herë, ndonëse beratasit janë disi më të qetë se vendësit.

tomori

Të favorizuar edhe prej renditjes së përgjithshme, ata do të tentojnë vazhdimësinë në “Roza Haxhiu”. Skuadra do të udhëtojë me dy mungesa të rëndësishme ama, që i prishin jo pak llogaritë për ndërtimin e formacionit. Stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Lauren Ismailaj dhe mbrojtësin e djathtë Paolo Kasmollari.

I pari është i dëmtuar, ndërsa i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhëve. Sakaq, ekipi këtë javë ka pasur edhe një tjetër mungesë. Klodian Arbëri nuk ka qenë këto ditë në stërvitje dhe kështu do të vazhdojë deri në fundjavë, pasi është i angazhuar me kursin UEFA A.

Ai gjendet aktualisht në kryeqytet, ndaj “stafetën” ia ka dorëzuar nipit të tij, që është njëkohësisht edhe zv.trajner. Gjatë në deklarate të dhënë për gazetë, është Polizoi Arbëri ai që analizon situatën aktuale, duke filluar nga stërvitja, mungesa dhe pretendimet.

Arberi

“Na pret një sfidë interesante dhe kjo për shkak të historisë dhe traditës që kanë të dyja skuadrat, të cilat ndajnë midis tyre sa një rivalitet të njohur dhe të hershëm, aq edhe një miqësi të fortë midis tyre ndër breza.

POLIZOI

Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin nga pozitat në renditje dhe as nga fusha se ku luajmë, kështu që premtojmë se po përgatitemi të dhurojmë një ndeshje të bukur dhe të kënaqim tifozeritë e të dyja skuadrave. Për sa i përket rezultatit, gjithçka do t’ia lëmë fushës. Tani jemi duke punuar që të luajmë një ndeshje dinjitoze në Lushnjë. Dy futbollistët që do të mungojnë do t’i zëvendësojmë po aq denjësisht”, përfundon ndihmëstekniku i beratasve.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"