Ndodh edhe kështu, sulmuesi i Atletikos merr 2 kartonë të verdhë për 10 sekonda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:40

Ndodh edhe kështu, sulmuesi i Atletikos merr 2 kartonë të verdhë për 10 sekonda

Atletiko Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Atletik Bilbaos megjithatë skuadra e Simeones nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat.

zhoao feliks

Protagonist u bë ylli i sulmit Zhoao Feliks i cili u aktivizua në fushë në minutën e 60-të të takimit, por doli me karton të kuq 18 minuta më vonë.

Portugezit iu deshën vetëm 10 sekonda të seleksiononte dy kartonë të verdhë nga gjyqtari kryesorë i ndeshje që nuk i pranoi kapriçot e tij në fushë. Kjo e dëmtoi skuadrën e Simeones e cila u mbyll prapa për të mos pësuar gol në 10 minutat e fundit të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"