Ndodh edhe kështu/ Në Bangladesh të çmendur pas Argjentinës, për inat të… Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 21:02

Ndodh edhe kështu/ Në Bangladesh të çmendur pas Argjentinës, për inat të… Anglisë

Festimet për fitoren e Argjentinës në Bangladesh ishin më shumë se surprizuese, pasi imazhet e shpërndara në rrjetet sociale mund të ngatërroheshin pa frikë me ato të një qyteti argjentinas, që po gëzonte për kombëtaren e vet.

DKKufREUEAAG1hp

Duke dalë nëpër rrugë dhe të mbledhur në grupe të organizuara për të parë përballjen me Meksikën, bangladeshasit vazhduan traditën e tyre për festën mbi sukseset e argjentinasve, diçka që siç kanë treguar vetë ata i ka rrënjët në dy episode të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Në atë që është quajtur Beteja e Singaporit në 1942- shin, ish-kryeministri anglez Uinston Çërçill sulmoi Pakistanin dhe Bangladeshin dhe që atëherë mëria dhe urrejtja e bangladeshasve vetëm është rritur.

bangladesh

46 vite pas atij konflikti, edhe ky vend ashtu si gjithë bota do të behej dëshmitar i Botërorit të 1986-ës dhe e dy golave të Maradonës që eliminuan Anglinë në çerekfinale, njëri prej të cilëve i pagëzuar si “Dora e Zotit”.

Që atëherë ky popull, që nuk e ka parë asnjëherë kombëtaren e vet pjesë të Botërorit, ka gjetur tek Argjentina “kombëtaren” e tyre të dytë dhe thuajse gjithë vendi është tifoz i Argjentinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"