Ndodh çudia në Botëror, Majlinda Kelmendi nuk merr asnjë medalje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2017 | 21:53

Ndodh çudia në Botëror, Majlinda Kelmendi nuk merr asnjë medalje!

Majlinda Klemendi ka mbyllur sot garimin e saj në Botërorin e Xhudos në Budapest dhe për çudinë e të gjithëve, nuk ka arritur të sigurojë asnjë medalje. Xhudoka e talentuar, kampione e dyfishtë botërore dhe medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike për Kosovën, sot nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë duke e mbyllur aktivitetin jashtë podiumit, si rrallëherë në karrierën e saj në vitet e fundit ku kishte fituar me radhë aktivitetet në të cilat kishte marrë pejsë.

kelmendi2

Kelmendi mundi me radhë azerbajxhanasen Nazakat Azizova. italianen Odete Xhiufrida dhe francezen Amandine Bishar. Pengesa e saj në gjysmëfinale ishte japonezja Ai Shishime, e cila e mposhti pas një dueli të jashtëzakonshëm që zgjati 8 minuta e gjysmë. Japonezja më pas u shpall fituese e medaljes së artë për peshën deri në 52 kilogramë.

Ai Shishime (JPN), 19-21 February 2016 - Judo : Ai Shishime of J

Ndërkohë, Kelmendi humbi edhe duelin për medaljen e bronztë ndaj brazilianes Erika Miranda, edhe si pasojë e një dëmtimi që pësoi gjatë kësaj ndeshje. Ky mund të cilësohet një zhgënjim shumë i madh për sportisten shqiptare, e cila vetëm dy ditë më parë u vlerësua me çmimin “Xhudoka më e mirë femër” në ceremoninë e 65-vjetorit të federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"