“Ndjeva nostalgji”, Skënder Gega: Regres në mënyrën e lojës, trajneri Reja gaboi me zgjedhjet

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 0:05

Kombetarja LAJMI KRYESOR Të fundit

“Ndjeva nostalgji”, Skënder Gega: Regres në mënyrën e lojës, trajneri Reja gaboi me zgjedhjet

Ish-trajneri i Kombëtares, Skënder Gega, foli pas ndeshjes me Francën për mikrofonin e “RTSH”, teksa u shpreh:

 bandicam 2019-11-17 22-55-29-086

“Atmosfera dhe çdo gjë para ndeshjes ishte mrekulli. Një ëndërr e të gjithë brezave. Ndjeva nostalgji. Në këto kushte besoj se ekipet do shfaqen më mirë.

Mbase ndikoi ngarkesa emocionale. Unë besoj se sot u zgjidh gabim, pa dashur të korrigjoj trajnerin. Është me eksperiencë. Mund ta zgjidhte shumë më mirë. Duhet të ishim më të kujdesshëm. Edhe vendosja edhe lojtarët. Shpeshherë ishin në vend e jo të duhura. Shpresoj që Kombëtarja të vazhdojë në rrugën e duhur.

Reja është ky që ne e dimë. Shqipëria është histori e re. Nuk ka shumë sekrete. Çdo njeri e ka shansin e vet. Unë dëshiroj me zemër që gjërat të shkojnë më mirë. Sot mendoj që ishte regres në mënyrën e lojës”, u shpreh Gega.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com