“Ndjesi e pabesueshme përkrah Di Marias”, Vlahoviç flet pas dy golave në ndeshjen e parë: Nuk do të ankohesha nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 23:22

“Ndjesi e pabesueshme përkrah Di Marias”, Vlahoviç flet pas dy golave në ndeshjen e parë: Nuk do të ankohesha nëse…

Dushan Vlahoviç e ka nisur si mos më mirë këtë kampionat me fanellën e Juventusit. Ai ishte autor i dy golave kundër Sasuolos, duke bërë të qartë se është përsëri i uritur për të tundur rrjetën, në kontrast me pjesën e dytë disi zhgënjyese të sezonit të kaluar pasi iu bashkua bardhezinjve.

di maria vlahovic

“Kam punuar gjatë të gjithë verës, por nuk jam ende në 100%. Kam kaluar këtë problem jo të thjeshtë, Është ndeshja e dytë prej 90 minutash që luaj që kur ka mbaruar kampionati i kaluar, po mundohem të punoj për të qenë në dispozicion të skuadrës.

Festimi pas golit të parë? Është për një mikun tim që më ka ndihmuar shumë”, tha fillimisht lojtari menjëherë pas sfidës së sotme të fituar me shifrat 3-0.

“Afekti i të luajturit me Di Marian? Është një ndjesi e pabesueshme, është një kënaqësi e madhe të luash me kampionë të tillë, e falënderoj për asistin, jam shumë i lumtur. E rëndësishme është të jesh në dispozicion të ekipit dhe të fitosh. Ai ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.

Kostiç? Ndjehem mirë me të, luajmë në kombëtare. Është gjithmonë e bukur të kesh një shok nga vendi yt. Por ndjehem mirë me të gjithë, kemi krijuar një ambient të bukur. Ky është vetëm fillimi, kemi siguruar një fitore në debutim, ecim përpara me qetësi, por edhe ndërgjegjësim.

Çfarë pres nga ky vit? Skuadra vjen para të gjithave. Nëse Juventusi do të fitonte titullin dhe unë nuk do të fitoja klasifikimin e golashënuesve, padyshim që nuk do të ankohesha”, deklaroi Vlahoviç pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"