“Ndjesi e bukur të jesh te Kombëtarja”, Tuci: Ndaj Anglisë do tregojmë vlerat tona, te Lokomotiva flasim shqip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:48

“Ndjesi e bukur të jesh te Kombëtarja”, Tuci: Ndaj Anglisë do tregojmë vlerat tona, te Lokomotiva flasim shqip

Shqipëria U-21 e udhëhequr nga Alban Bushi, është duke përgatitur ndeshjen zyrtare ndaj Anglisë U-21, e cila do të luhet në “Loro Boriçi”.

kombetarja u21

Për këtë sfidë, është grumbulluar dhe lojtari i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci, që ka folur për mikrofonin e “RTSH-së”. Ai u shpreh shumë i kënaqur për grumbullimin me Kombëtaren U-21 dhe në ndeshjen me Anglinë premtoi se do japin çdo gjë për të arritur te fitorja.

Tuci-Lokomotiva

Kombëtarja? “Të jesh pjesë e Kombëtares është një ndjesi shumë e mirë për çdo futbollist. Është ndjenjë e bukur. Normalisht dhe U-21 apo Kombëtarja A.”

Anglia? “Do japim 100% në këtë ndeshje dhe rezultatin do e tregoj fusha. Ne do të bëjmë atë që duhet të arrijmë fitoren. Do të tregojmë vlerat tona, kundër një prej emrave më të mëdhenj në futbollin europian dhe jo vetëm. Do përballemi sa më mirë të jetë e mundur”.

Lokomotiva dhe lojtarët shqiptarë? “Është bukur sepse flasim shqip edhe në lojë e ndihmojmë shumë njëri-tjetrin. Japim diçka më tepër”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"