“Ndjesë tifozëve, dëmtimi i Sefës na penalizoi”, mesfushori Baze tregon arsyet e dështimit të Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 23:46

“Ndjesë tifozëve, dëmtimi i Sefës na penalizoi”, mesfushori Baze tregon arsyet e dështimit të Lushnjës

Pas përfundimit të ka mpionatit, lushnjarët vijojnë të jenë me pushime. Përgatitjet për sezonin e ri pritet të nisin më 17 gusht, ndonëse kjo datë ende nuk është zyrtarizuar nga klubi. Ndërkohë, kontratat e futbollistëve lushnjarë përfundojnë më 31 korrik. Do të jetë kryebashkiaku-president, Fatos Tushe, ai që do të hartojë kontratat e reja për sezonin 2020-2021.

baze

Si për çdo sezon futbollistik kontratat priten të jenë 1-sezonale. Lushnja do të luajë një tjetër edicion në Kategorinë e Parë, që është i treti radhazi për verdhejeshilët. Momentalisht, të gjithë janë me pushime dhe ende nuk janë hedhur hapat e parë për sezonin e ri. Në këtë sezon Lushnja ishte një ndër pretendentet për të kaluar në Superiore, por lagunarët nuk arritën që t’i realizojnë objektivat e tyre. Ata e përfunduan kampionatin në vendin e tretë duke mos realizuar as kalimin e drejtpërdrejtë dhe as rrugën dytësore përmes ndeshjeve shtesë. Tashmë, të gjithë janë në pritje për sezonin e ri.

OKELJAN BAZE

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori titullar Okeljan Baze tregon arsyer përse Lushnja nuk ia doli të ngjitet në Superiore: “Si fillim dua ta nis këtë prononcim me një ndjesë të sinqertë kundrejt të gjithë sportdashësve lushnjarë për mospërmbushjen e objektivit madhor që kishim në sezonin  që sapo mbyllëm. Kjo ndodhi për shkak të shumë faktorëve, por unë dua ta gjej fajin te vetja.

Kemi zhvilluar një kampionat me ulje-ngritje dhe nuk kemi qenë konstantë. Gjithashtu, dëmtimi i Sefës në fillim të kampionatit na ka dëmtuar shumë. Ndërsa edhe loja me detyra mbrojtëse e gjithë ekipit në përgjithësi na bëri që ne mos të jemi në ato nivele që pritej”. Më tej mesfushori nuk është aspak dakord me mendimin se Lushnja është një ekip i plakur: “Nuk ndaj të njëjtin mendim me disa opinionistë që shprehen se jemi ekip i plakur.

Si mund të quhet plak një futbollist që është 29 apo 30 vjeç?! Lojtarët e rinj që e kanë merituar kanë pasur minuta si Dedej apo Gjyla. E pranoj që në Superiore duhen lojtarë më cilësorë, por në këtë kategori Lushnja është ekipi më i mirë, më i stërvitur dhe më i paguar. Çdo vit Lushnja do të jetë pretendente për objektivat, edhe pse ka kundër shumë faktorë që u panë në sezonin që shkoi”, përfundon Baze, duke theksuar edhe një herë pjesën e arbitrimit, që, sipas tij, e ka penalizuar skuadrën lushnjare gjatë sezonit që sapo u mbyll.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"