“Ndjenja më e mirë që kam përjetuar”, Asani është i bindur: Ja çfarë duhet të bëjmë për t’u kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 21:12

“Ndjenja më e mirë që kam përjetuar”, Asani është i bindur: Ja çfarë duhet të bëjmë për t’u kualifikuar

Jasir Asani ka qenë një nga debutuesit e kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen ndaj Polonisë dhe tregoi se nuk ishte aspak rastësi ftesa nga trajneri Silvinjo. Ai dhuroi një paraqitje pozitive në ndeshjen e tij të parë me fanellën kuqezi, ndonëse e pranoi se kishte përjetuar emocione të mëdha në këtë duel në fjalët e tij pas ndeshjes në Varshavë.

asani

Një gjë të tillë e përsëriti sot edhe në një intervistë për “koha.net”, ku shpjegoi se si e kishte përjetuar sfidën, ashtu si edhe bindjen që ka se Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2024, ndonëse e nisi me humbje rrugëtimin e saj.

“Ishte ndjenja më e mirë që e kam përjetuar ndonjëherë, pasi emocionet ishin të mëdha. Unë jam i lumtur dhe krenar që jam pjesë e kombëtares shqiptare dhe në secilën ndeshje do të jap shpirtin përgjithmonë.

Sigurisht, jam i kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin pasi kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jemi krenarë me atë që treguam në fushë.

Ftesa më ka motivuar shumë pasi e kam pritur për një kohë të gjatë. Tash më mbetet të punoj edhe më shumë dhe të bëjë çmos për ta ndihmuar ekipin të fitojë ndeshjet tjera të grupit. Mund të them se kemi ekip shumë të mirë dhe këtë e dëshmuam me Poloninë, por fati nuk ishte në anën tonë. Marrë në përgjithësi, lirisht mund të them se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.

Kualifikimi? Besoj se po, pasi i kemi shanset të kualifikohemi për shkak se kemi ekip shumë të mirë. Na mbetet t’i fitojmë ndeshjet e radhës, sidomos ato që i luajmë në shtëpi për të arritur synimin tonë”, deklaroi Asani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"