“Ndjehem krenar edhe pse ishte një titull ndryshe”, ja kujt ia dedikon kampionatin Tiago Silva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 17:34

“Ndjehem krenar edhe pse ishte një titull ndryshe”, ja kujt ia dedikon kampionatin Tiago Silva

Kapiteni i PSG-së, Tiago Silva ia ka dedikuar titullin e këtij sezoni doktorëve dhe stafit mjekësor që po përballen me pandeminë koronavirus që ka shkaktuar shumë vdekje kudo në botë.

silva

Duke pranuar dhe vetë se fitimi i sezonit 2019/20 është pak ndryshe nga 6 titujt e tjerë kampion që ka fituar me PSG-në, për shkak se këtë vit e morën në tavolinë duke qenë se kampionati u ndal, Silva nuk harron të falenderojë tifozët dhe familjen e tij.

Thiago-Silva-et-sa-femme

“Një titull ndryshe, por përsëri krenari që e fituam pavarësisht rrethanave. Falenderoj zotin që jam kampion për të 7-ën herë në 8 vite me PSG-në. Nuk do e kisha arritur gjithë këtë pa mbështetjen e familjes, shokëve të skuadrës, stafit dhe tifozëve.

Ia dedikoj këtë titull tifozëve dhe veçanërisht doktorëve dhe stafit mjekësor. Ata janë lojtarët tanë sot, të cilët po bëjnë të mundur që të kthehemi në fushë dhe stadium sa më shpejt,” shkruan Silva në Instagram.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"