Ndizet merkatoja, dy emra të rinj për kryesuesit e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 23:53

Ndizet merkatoja, dy emra të rinj për kryesuesit e Milanit

Siç e konfirmoi edhe Selemekers në intervistën e tij, Milani interesohet për Albert Sambi Lokongan. 21- vjeçari luan prej tri sezonesh tek Anderlehti dhe sivjet është emëruar kapiten i ekipit.

albert-sambi-lokonga-rsc-anderlecht-1574420310-27651

Raportet e mira të kuqezinjtë me klubin belg mund të lehtësojnë akordin për mesfushorin që e ka deklaruar që është në kërkim të një përvoje larg Belgjikës.

Në anën tjetër, përforcimi i radhës mund të jetë në aspektin e fantazistëve. Bëhet fjalë për Felipe Andersonin që në katër sezonet e fundit ka luajtur tek Uest Hemi, por që nga vera e kaluar është pjesë e Portos.

felipeanderson0311

Këta të fundit nuk duan ta mbajnë, ndaj braziliani mund të rikthehet në Angli. Përveç Milanit, për shërbimet e tij interesohet edhe Evertoni i Karlo Ançelotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"