Ndizet merkato, një sulmues nga Bergamo për klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 14:34

Ndizet merkato, një sulmues nga Bergamo për klubin e Kategorisë së Parë

Turbina po shtohet dita-ditës. Grupit i është bashkuar një sulmues, që vjen nga Bergamo. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Leonardo Dybeli, shqiptar i lindur në Itali. Ai ka luajtur me moshat dhe është formuar në akademinë e Bergamos dhe së fundi është aktivizuar te të rinjtë e Albinolefes dhe Vila Dalme Ciserano.

turbina

Ai ka zgjedhur që ta vijojë karrierën te cërrikasit, prej nga është babai i tij. Ai ka të dhëna shumë të mira dhe është një element premtues. Trajneri Alfred Allamani e ka mirëpritur këtë futbollist dhe i ka uruar mirëseardhjen. Ai do të jetë një alternativë më shumë për ofensivën. Sulmuesi do të provohet në miqësoret që do të luajë Turbina. Ditët në vijim do të diskutohet edhe për kontratën e tij dhe me shumë mundësi ai do të firmosë kontratë sezonale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"