Ndizet merkato, klubi i madh turk interesohet për mesfushorin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 23:51

Ndizet merkato, klubi i madh turk interesohet për mesfushorin shqiptar

Lideri i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, mund ta ndryshojë sërish skuadrën këtë sezon. Nga raportimet e fundit, bëhet me dije se për mesfushorin ka shfaqur interes klubi I Gallatasarait, që është venë në ndjekje të shqiptarit të Kosovës, i cili aktualisht është pjesë e Reims në elitën e futbollit francez.

Berisha

Gjatë sezonit të kaluar, Berisha ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez, ku arriti të regjistronte 1 asist. Kontrata e mesfushorit me Reims skadon në vitin 2024.

Një arsye më tepër se pse skuadra turke ka shprehur interesim për Berishën është trajneri Marko Rose, me të cilin kishte punuar më parë te skuadra austriake Salcburg dhe është një njohje e vjetër për shqiptarin e Kosovës. Berisha u transferua te Reims, në vitin 2020, për rreth 4.5 milionë euro, pas një përvoje jo të mirë te Lacio në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"