Ndizet drita jeshile për të kuqtë,  Shkëndija i bën dalje sulmuesit që kërkon Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2018 | 11:46

Ndizet drita jeshile për të kuqtë,  Shkëndija i bën dalje sulmuesit që kërkon Partizani

Besar Abdurahimi është një ndër objektivat e Partizanit në merkato për sa i takon repartit të sulmit. Emri i tij është i lakuar shpesh në media dhe bën pjesë në listën e futbollistëve të preferuar.

besart abdurahimi

Ditët e djeshme, klubi i kuq ka marrë lajmin e mirë, pasi 27-vjeçari nuk është përshirë në listën e fazës përgatitore dhe praktikisht nuk është më pjesë e Shkëndijës.

Shkendija

Në ditët në vazhdim pritet qe negociatat mes Partizanit dhe sulmuesit të avancojnë. Në rast se palët bien dakord për anën financiare, Abdurahimi do t’i bashkohet të kuqve në Antalia, për të nisur një aventurë të re në kampionatit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"