Ndizet drita jeshile, nisin procedurat e privatizimit të klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 14:39

Ndizet drita jeshile, nisin procedurat e privatizimit të klubit të Kategorisë së Parë

Ndizet drita jeshile për privatizimin e Pogradecit. Afati i parë ishte 31 gushti, por gjithçka ngeci. Edhe pse një kompani spanjolle shfaqi fillimisht interes, kurrë nuk bëri kërkesë zyrtare.

Pogradeci

Në kësi kushtesh, bashkisë u detyrua që të shtynte procedurat me dy javë të tjera. Ky spostim ka rezultuar efikas, pasi ka ardhur një ofertë konkrete dhe është dorëzuar dosja e parë në instancat vendore.

Më parë ishte një kompani spanjolle e cila donte të merrte klubin, por akord nuk pati kurrë. Oferta që ka ardhur aktualisht vjen po nga një kompani e huaj, por emri i saj mbahet sekret deri në ditën që do të mbahet ankandi. Mësohet se shuma fillestare për shitjen e aksioneve është në vlerën e 60 milionë lekëve (të vjetër).

Por për fituesen ka kritere që lidhen me faktin se kompania që do të jetë fituese, do të respektojë kontratat e nënshkruara nga sezoni i kaluar dhe shuma financiare duhet të jetë e konsiderueshme edhe për vazhdimësinë.

Këto kushte duket se në njëfarë mase janë pranuar nga kompania në fjalë. Ishte thënë se janë edhe disa kompani të tjera, madje u përfol se ishin biznesmenë pogradecarë, por deri në këto çaste ka vetëm një kërkesë konkrete. Sakaq, ekipi është thuajse gati për startin e kampionatit.

Trajneri Ardjan Abazaj është i kënaqur me grupin dhe sidomos me afrimet, gjë që e pranon edhe për gazetën: “Prurjet janë mjaft të mira dhe cilësore. Jemi munduar të ndërhyjmë në disa pika të lëna bosh nga largimet, por me këta futbollistë, e them me bindje, se nuk do të biem aspak nga ritmi i sezonit të kaluar.

Nga miqësoret kemi fituar shumë. Kjo më jep më shumë siguri për ekipin. E megjithatë, të shtunën do të shkojmë në Sarandë për të nisur garën. Është një kundërshtar që vjen nga kategoria inferiore, por kjo nuk do të thotë asgjë. Na duhet shumë djersë në fushë për të marrë atë që duam”.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"