Ndizet derbi pa filluar sezoni, lojtari i Partizanit thumbon ish-shokët e skuadrës: Suksese në 32 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 21:33

Ndizet derbi pa filluar sezoni, lojtari i Partizanit thumbon ish-shokët e skuadrës: Suksese në 32 ndeshje

Eljon Sota, Redon Mihana dhe Mario Gjata ishin tre lojtarët më të mirë sezonin e shkuar tek Apolonia, çka iu dha mundësinë të transferoheshin këtë merkato vere.

sota

Sota iu bashkua Partizanit dhe pritej që edhe dy sulmuesit të firmosnin me “demat e kuq”, por në fund zgjodhën t’i bashkoheshin Dinamos.

Si pasojë, Sota ka zgjedhur t’i urojë ndryshe dy miqtë e tij për transferimet e tyre me një postim në rrjetet sociale. “Suksese, por vetëm në 32 ndeshje”, duke lënë të kuptohet se në 4 sfidat kundër Partizanit, nuk do ta kenë aspak të lehtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"