Ndizet derbi i Mançesterit, De Gea “fyen” Agueron në rrugë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 21:40

Ndizet derbi i Mançesterit, De Gea “fyen” Agueron në rrugë

Ditën e nesërme do të luhet derbi i Mançesterit mes, Junajtid dhe Sitit e vlefshme për Fa Cup.de gea

Pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, teksa shkëndijat e para kanë filluar që ditën e sotme.

De Gea dhe Aguero janë përballur ditën e sotme në të njëjtin vend dhe sapo portieri spanjoll pa argjentinasin, i ngriti gishtin e mesit.

Sigurisht kjo në formën e një shakaje, por nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve, të cilët e kanë fotografuar.

Kaq ka mjaftuar që fotografia të bëhet virale, ku ka marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale, kjo edhe për shkak të derbit ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"