Ndizet derbi i Italisë, Erjona Sulejmani në “San Siro” për Inter-Juventus. Ja për kë do të bëjë tifo shkodrania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 12:39

Ndizet derbi i Italisë, Erjona Sulejmani në “San Siro” për Inter-Juventus. Ja për kë do të bëjë tifo shkodrania

Erjona Sulejmani është një tifoze e deklaruar e skuadrës së Interit. Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili do të jetë këtë të diel në San Siro për të mbështetur zikaltrit në sfidën ndaj Juventusit.

eRJONA2

Modelja e ka konfirmuar prezencën e saj në stadium gjatë një komunikimi me fansat në rrjetet sociale. Sulejmani ashtu sikurse të gjithë interistët shpresojnë në një sukses, ku kërkojnë që t’i japin fund dominimit absolut të Juventusit në Itali.

eRJONA666541

Prej gati një dekade, zikaltrit shikojnë bardhezinjtë teksa ngrenë trofe vit pas viti dhe tashmë me ardhjen e dy ish-juventinëve si Konte dhe Marota, shpresojnë që ekipi i tyre t’u rikthehet triumfeve që mungojnë prej shumë kohësh.

erjona sulejmani blerim xhemaili

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"