Ndizen polemikat te Bajerni, Nojer prish festën: Nuk nxitohem për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 23:03

Ndizen polemikat te Bajerni, Nojer prish festën: Nuk nxitohem për rinovimin

Karl Hainc Rumeni ge u shpreh para ndeshjes me Unionin e Berlinit se Manuel Nojer është pranë arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës së tij me skuadrën e Bajernit të Mynihut. “Jam optimist që Manuel do të pranojë propozimin tonë dhe do të firmosë në ditët e ardhshme. Ai është shumë i rëndësishëm për klubin tonë. Shpresoj që të kemi lajme të mira në fund të javës që vjen”, tha Rumenige për “Sky Sport”.

Nojer

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe përgjigjja e kapitenit të Bajernit, i cili foli pas ndeshjes së djeshme. “Mendoj se Kalle e di se si është situata. Për momentin nuk dua të nxitohem dhe të bëj asnjë lëvizje në këtë drejtim. Kam ende shumë kohë për të vendosur dhe do ta bëj këtë me qetësi, pasi kjo është një çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen time”, tha Nojer duke lënë ende gjithçka të hapur. “Sigurisht që të dyja palët jemi optimiste që në të ardhmen mund të arrijmë një marrëveshje, por për momentin asgjë nuk është e qartë”.

Ndërkohë, në lidhje me fitoren e skuadrës së tij, kapiteni bavarez u shpreh se ekipi vuajti jo pak për të hyrë në ritmin e lojës. “Që do të ishte e vështirë, kjo ishte e qartë. Të luaje në një stadium të boshatisur, nuk ishte e lehtë. Por sot (dje) jam i kënaqur me tri pikët të cilat na japin siguri për të ardhmen. Borusia është pranë dhe me fitoren në derbi, ata treguan se do të jenë një kundërshtar i fortë dhe i vetëm në garë për titullin kampion.

Gjithsesi, ne duhet të shikojmë vetëm rrugën tonë dhe të fitojmë çdo ndeshje për të arritur të parët në finish. Kampionati është në një fazë delikate ku të gjitha skuadrat do të luftojnë për të arritur objektivat e tyre, nuk ka favorit pasi në ndeshje pa tifozë, vështirësia është njësoj për të gjithë”, tha Nojer pas fitorës 2-0 ndaj Unionit të Berlinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"