Ndiqet me interes nga Volfsburgu, agjenti i talentit të Milanit takim me skuadrën e Bundesligës. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2021 | 14:51

Ndiqet me interes nga Volfsburgu, agjenti i talentit të Milanit takim me skuadrën e Bundesligës. Ja prapaskenat

Jens Piter Hauge është në shënjestrën e skuadrës së Volfsburgut.

FBL-EUR-C3-AC MILAN-CELTIC

Sipas asaj që raporton gjermania “Kicker”, agjenti i talentit norvegjez është parë në zyrat e klubit të skuadrës së Bundesligës. Arsyeja e takimit thuhet të jetë se Hauge është objekt i dëshirave të skuadrës së Bundesligës dhe se duan të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt.

21-vjeçari i cili u ble nga Milani për shifrën e 5 milionë eurove nga Bodo-Glimt dhe po përjeton eksperiencën e tij të parë në Itali teksa koleksionoi 27 prezenca duke realizuar 8 gola në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"