Ndikoi faktori fushë, por te Laçi nuk e bëjnë dramë humbjen ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2018 | 13:35

Ndikoi faktori fushë, por te Laçi nuk e bëjnë dramë humbjen ndaj Teutës

Në ndeshjen e parë që luajti si pritës jashtë fushës së vet, Laçi e pësoi keq, duke humbur me tre gola ndaj Teutës. Një disfatë disi e papritur për vetë ecurinë që kurbinasit kishin deri në javën e tetë.

laci

Ndërhyrja që po bëhet në fushën e Laçit e detyron skuadrën të luajë në stadiume të tjera deri në muajin dhjetor. Kjo pa diskutim që do të ketë ndikimin e vet. Megjithatë, humbja e parë kurrsesi nuk është bërë dramë, paçka se lojtarët, stafi dhe mbi të gjitha drejtuesit e klubit, janë ndier keq për mënyrën se si shkoi ndeshja. Gjithsesi, ende nuk është qartësuar se çfarë ka ndodhur me të riun Andi Hadroj, i cili luajti në 45 minutat e dyta ndaj Teutës, ndërsa një ditë më pas u pezullua nga drejtuesit.

laci-470x269

Vlen për t’u theksuar se gjatë këtij sezoni ky nuk është rasti i parë te bardhezinjtë, pasi e njëjta gjë ka ndodhur me Xhevahir Sukajn, i cili u largua nga Laçi në mënyrë misterioze pas debateve me drejtuesit. Megjithatë, në klub janë munduar që të mbajnë gjithçka të fshehtë, duke qëndruar larg zhurmës mediatike. Rezultatet pozitive në këtë fazë të parë kanë mbuluar shumë gjëra, veçanërisht çështjen e largimit të bomberit shkodran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"