Ndikimi negativ në ekip, sulmuesin nuk e duan më te Reali i Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 19:45

Ndikimi negativ në ekip, sulmuesin nuk e duan më te Reali i Madridit

Gareth Bejl duket se është gjithmonë e më larg Madridit. I blerë për 100 milionë euro nga Totenhemi në 2013-ën, ai mund të largohet përsëri për të njëjtën shumë, po në Angli, por te Mançester Junajtid.

436851_TS_10-11-18_7248232459_

Gazetari spanjoll Eduardo India raporton se janë shokët e skuadrës së Realit ata që duan ta largojnë uellsianin, me në krye Serxho Ramos. Ata madje, janë ankuar edhe te presidenti Florentino Perez për influencën negative të Bejlit në skuadër. 29-vjeçari madje është fërshëllyer edhe nga tifozët e tij gjatë ndeshjes së fundit me Valadolid, për shkak të performancës së dobët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"