“Ndihmoi” Verstapen të shpallej kampion bote, piloti i F1 zbulon kërcënimet me vdekje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2021 | 20:28

“Ndihmoi” Verstapen të shpallej kampion bote, piloti i F1 zbulon kërcënimet me vdekje

Piloti i Uilliams në Formula 1, Nikolas Latifi, ka folur për abuzimet dhe kërcënimet online që vijnë drejt tij. Kanadezi është bërë subjekt abuzimesh për shkak të aksidentit të tij në Abu Dabi, që i dha titullin kampion holandezit Maks Verstapen.

nikolas latifi

Në garën e fundit të sezonit, e cila do të përcaktonte se kush do të ishte kampion bote mes Hemilton dhe Verstapen, Nikolas Latifi u bë pjesë e një aksidenti 5 xhiro para fundit të garës. Në ato momente kryesuesi ishte Luis Hemilton, por aksidenti i kanadezit bëri të mundur që Verstapen të afrohej me britanikun dhe çdo gjë të vendosej në xhiron e fundit. Falë asaj xhiroje, holandezi 24-vjeçar u shpall kampion për herë të parë në karrierën e tij.

Mirëpo Latifi nuk ka arritur dot t’i shpëtojë sulmeve të mbështetësve të Hemilton, ku abuzimet kanë kaluar deri në kërcënime me vdekje. Në një postim në Twitter, 26-vjeçari është shprehur:

“Shumë gjëra ndodhën pas aksidentit që pësova në Abu Dhabi. Më kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese në rrjetet e mia sociale dhe këtë gjë e prisja që në momentin kur pashë se makina e sigurisë do të  hynte në pistë. Më e mira që mund të bëja ishte të fshija për disa kohë Instagram-in dhe Tëitter-in nga telefoni im, sepse e di se sa mizore është bota online.

Urrejtja, abuzimi dhe kërcënimet më mediat sociale nuk janë aspak një surprizë për mua dhe është thjesht realiteti në të cilin ne jetojmë. Vazhdojmë të shikojmë se në çdo sport, mjafton një incident në kohën e gabuar, që i bën njerëzit që të shpërthejnë anën e tyre të errët. Por ajo që më habiti ishte se sa ekstrem ishte ky abuzim, kjo urrejtje, madje dhe kërcënimet me vdekje që unë mora”, shpjegoi Latifi në mesazhin e tij.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"