“Ndihmë, nuk dua të vdes”, zbulohen thirrjet e yllit brazilian para se të vritej në mënyrë makabre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 12:15

“Ndihmë, nuk dua të vdes”, zbulohen thirrjet e yllit brazilian para se të vritej në mënyrë makabre

Mediat braziliani i kanë zbardhur deklaratat e njërit prej dëshmitarëve të bëra mëngjesin e 27 tetorit në polici për ngjarjen e rëndë të vrasjes së ish-futbollistit të Sao Paulos, Daniel Korrea.

Korrea u gjet me kokë të hequr dhe organe gjenitale të prera në një zonë malore, pas një feste  në ditëlindjen e vajzës së biznesmenit Edison Brites, në të cilin ishte prezent.

1541399557-465938-1541399668-noticia-normal-1541426350-1691487_1541836848-908453r

Një ditë pas vrasjes së tij, dëshmitari i dytë kishte thënë se familja Brites e kishte kontaktuar atë duke i kërkuar që ajo ta jepte versionin e njëjtë të ngjarjeve me atë të Edisonit, të të dyshuarit kryesor, në polici.

Ajo kishte thënë se nuk e kishte dëgjuar Kristianën, bashkëshorten e Edisonit, apo Alanën, bijën e tyre, duke i kërkuar Edisonit ta ndalë sulmin ndaj Daniel Korreas.

Dëshmitarja ka thënë se e ka dëgjuar Danielin duke kërkuar ndihmë.

“Dikush të më ndihmojë, nuk dua të vdes. Ndihmë!”, thuhet të këtë bërtitur Korrea teksa ishte tërhequr zvarrë nga shtëpia.

I dyshuari Edison Brites Junior, bashkëshortja e tij Kristiana dhe vajza e tyre Alana janë arrestuar nën dyshimin se e kanë vrarë Korrean. Futbollisti ishte ftuar në ditëlindjen e 18-të të Alanës dhe ishte, sipas policisë, gjetur në shtrat me bashkëshorten e Brites vonë atë natë.

Brites ka pohuar për një televizion brazilian se Korrea kishte tentuar ta dhunonte bashkëshorten e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"