Ndihma për pandeminë koronavirus, Totenhemi ndjek gjurmët e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 21:54

Ndihma për pandeminë koronavirus, Totenhemi ndjek gjurmët e Sitit

Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi njoftoi këtë të hënë se stadiumi i tyre është vënë në dispozicion të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

totenhem-3

Presidenti Levi konfirmoi përsëri gatishmërinë e klubit për të ndihmuar komunitetit gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërkohë sa për të rikujtuar ishte Mançester Siti që e mori më para iniciativën e ofrimit të stadiumit për NHS-në.

totenhem

“Ne si klub kemi qenë të qartë për sa i përket angazhimit për të ndihmuar komunitetin. Ndihma nuk ka qenë kurrë aq e nevojshme sa është sot.

daniel

Ndihemi krenar pafundësisht për përpjekjet e kujtdo që është angazhuar në betejën me COVID-19 dhe konsiderojeni vendimin e sotëm vetëm si fillimi i asaj që mund të ofrojmë si klub,” tha ai për “Sky Sport”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"