“Ndihesha në formë, nuk e kuptova pse trajneri më zëvendësoi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 13:05

“Ndihesha në formë, nuk e kuptova pse trajneri më zëvendësoi”

Nuk e ka pritur mirë largimin nga fusha e lojës mbrojtësi Marselo, por e kupton që duhet ta respektojë vendimin e trajnerit të tij. Në fakt, ai ishte në një ditë të errët dhe krijoi shumë hapësira dhe Lopetegui e zëvendësoi me Varanin. “Nuk e kuptova zëvendësimin, sepse unë ndihesha në formë dhe isha në 100%.

marselo lopetegui

Megjithatë, duhet ta respektoj vendimin e trajnerit. Jemi në rrugën e duhur dhe po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Ronaldo? Ai është më i miri në botë, por edhe Benzema me Bejlin janë lojtarë shumë cilësorë. Porta? Jemi me fat që kemi dy portierë spektakolarë. Më vjen mirë për Kejlorin, është duke bërë shumë mirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"