“Ndihem italian dhe shqiptar”, flet Kumbulla: Kjo që po kaloj tani ka qenë edhe ëndrra ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 17:01

“Ndihem italian dhe shqiptar”, flet Kumbulla: Kjo që po kaloj tani ka qenë edhe ëndrra ime

Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë, teksa së bashku me Rrahmanin, kanë një nga dyshet e mbrojtjes më të mira në Serinë A.marash kumbulla

Atëherë kur mbrojtësi shqiptar po kalonte një formë të shkëlqyer, pësoi edhe një dëmtim, i cili bëri që ai të mos grumbullohet me Kombëtaren. Së fundmi 19-vjeçari ka dhënë një intervistë, ku flet për dëmtimin, dhe disa tema të tjera.

“Dëmtimi? Tani unë jam pak më mirë, kam pasur një problem të vogël, por jo aq shumë serioze. Tani po vazhdoj rikuperimin, dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur.

Unë erdha te Verona kur isha vetëm 8 vjeç, kam kaluar në ekipet zinxhir, dhe tani jam në ekipin e parë. Jam shumë i lumtur që kam dhënë kontributin tim. Mendoj se çdo kush e ka ëndërr të luajë në Serie A, dhe unë ia arrita. Kam bërë tifo për këtë klub që kur ka qenë i vogël, kështu që kjo që unë po kaloj tani ka qenë edhe ëndrra ime. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe kanë jetuar këtu në Itali për më shumë se njëzet vjet, ndjehem si italian po  ashtu edhe shqiptar, por padyshim edhe më shumë shqiptar sepse luaj edhe për Kombëtaren.kUMBULLA58

Reja më tha se më kishte parë shpesh teksa unë luaja, madje edhe në përgatitjet parasezonale dhe i pëlqente mënyra se si unë luaj. Kështu që ai më thirri në Kombëtare, për të më parë nga afër se si luaj, ku më pas bëra edhe debutimin tim. Mbrojtësi më i fortë ndonjëherë? Padyshim Maldini.

Mbrojtja më e mirë në Serinë A? Unë duhet të vazhdoj me këtë performancë, dhe duhet të përmirësohem në disa aspekte.”, u shpreh Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"