Ndëshkohet 2 herë me karton të verdhë brenda 30 minutave, sulmuesi i Kombëtares lë ekipin me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 20:30

Ndëshkohet 2 herë me karton të verdhë brenda 30 minutave, sulmuesi i Kombëtares lë ekipin me 10 lojtarë

Dita e sotme nuk ka qenë nga më të mirat për sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj, i cili ka marrë karton të kuq.BALAJ

Sulmuesi i cili aktivizohet me Sturm Graz, ditën e sotme është ndëshkuar 2 herë me karton të verdhë, respektivisht në minutat 2’ dhe 31’, në përballjen ndaj Lask dhe është larguar nga gjyqtari me të kuq.

Një ditë jo shumë e mirë për shkodranin, i cili ka lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Pikërisht kjo dalje e Balës me të kuq ka ndikuar edhe te ekipi, teksa Lask ka shënuar për 1-0 para përfundimit të pjesës së parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"