“Ndeshjet vendosen nga lart, nuk na duan në Superiore”, shpërthen trajneri i Burrelit: Jam dorëzuar, do flas me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 17:59

“Ndeshjet vendosen nga lart, nuk na duan në Superiore”, shpërthen trajneri i Burrelit: Jam dorëzuar, do flas me…

Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, ka shpërthyer pas ndeshjes me Korabin ku u mposhten 1-0. Tekniku i matjanëve, është shprehur se gjyqtarët nuk e duna Burrelin në Superiore. Gjithashtu ai për “Rtsh” është shprehur se për veten e tij është dorëzuar dhe do të flasë me kryebashkiakun, pasi situata sipas tij është e pashpresë, duke shtuar se sot i janë mohuar 2-3 penallti.

bandicam 2021-04-17 15-21-43-198

“E pësoi Lushnja sezonin e kaluar, por më duket se po e pësojmë edhe ne këtë sezon. Kemi qenë ekipi që kemi dominuar dhe gjyqtari e menaxhoi ndeshjen ashtu si ai dëshironte, duke na mohuar 2-3 penallti. Në futboll edhe dominohesh, por duket se ndeshjet vendosen nga lart. Jemi ndëshkuar nga gjyqtarët në 3 ndeshje direkte

Edhe në ndeshjen me Dinamon edhe me Korabin jemi ndëshkuar nga arbitrat, që nuk e duan Burrelin. Janë ata që nuk na duan, edhe pse po investohet shumë. Do flas me kryebashkiakun, unë jam dorëzuar për vete dhe më vjen keq. Personalisht e shoh të pashpresë situatën, do të flas me kryebashkiakun, sepse ai ka investuar shumë. Ka skenarë, unë kam një jetë në sport, është një deklaratë e mirë menduar dhe jam shumë i qetë”, tha Nikaj pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"