Ndeshjet me Totenhemin dhe Sitin, Solskjaer lojtarëve: Largohem nëse në këto dy sfida…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 16:23

Ndeshjet me Totenhemin dhe Sitin, Solskjaer lojtarëve: Largohem nëse në këto dy sfida…

Mançester Juanjtid po kalon një periudhë shumë të vështirë këtë sezon, teksa në 14 ndeshje këtë sezon kanë grumbulluar vetëm 18 pikë.solskjaer

Pikërisht ai që mund ta pësojë nga kjo, është pikërisht trajneri Solskjaer, i cili u emëruar në stolin e “Djajve të Kuq” para një vit, ku mori vendin e Murinjos. Është pikërisht ky i fundit që mund ta shkarkojë Solskjaer nga stoli i Junajtid.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, tekniku është vërtetë në rrezik të madh për tu shkarkuar dhe këtë ia u ka komunikuar edhe futbollistëve.

Thuhet se në një fjalim me lojtarët Solskjaer është shprehur se do të largohet nga drejtimi i skuadrës, nëse ata humbin dy ndeshjet e radhës, që janë kundër Totenhemit nesër dhe me Mançester Sitin në fundjavë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"