Ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupë, zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 14:59

Ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupë, zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi

Bylisi-Tirana do të ketë një gjyqtar ndërkombëtar për të vënë drejtësi. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën, së bashku me Nertil Bregasin dhe Ilir Tartanin. Treshja do të jetë ajo që do të vërë drejtësi në Ballsh në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

juxhin-xhaja-470x313

Xhaja është një nga tre gjyqtarët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe do të jetë arbitër në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Kukësi-Teuta do të gjykohet nga Eldorian Hamiti. Sektori i arbitrave pranë FSHF-së ka përzgjedhur që t’ia besojë lezhjanit një nga ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.Hamiti

Takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Duke parë rëndësinë e këtij 90-minutëshi dhe faktin që të dyja klubet duan me patjetër një trofe këtë sezon, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe arbitra pas porte.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"