Ndeshjet e kombëtareve, një “hall” për Ze Marian para përballjes me Shkumbinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 15:18

Ndeshjet e kombëtareve, një “hall” për Ze Marian para përballjes me Shkumbinin

Bardheblutë kanë një tjetër ritëm në Kate gorinë e Parë, nga të gjitha rivalet. Deri në këtë moment të kampionatit, kryeqytetasit janë brenda pritshmërive për sa u përket ndeshjeve të fituara dhe imponimit me të cilin janë futur në këtë kampionat. Mirëpo, ndalesa me Kombëtaret mund të konsiderohet plotësisht një avantazh për trajnerin dhe stafin teknik. Kjo, për vetë faktin se Tirana ka katër futbollistë në skuadrat përfaqësuese.

Tirana

LOJTARËT

Toni Maveje dhe Albi Doka, dy titullarë të padiskutueshëm të Tiranës në këtë edicion, janë të aktivizuar me skuadrat përfaqësuese. Mesfushori si pjesë e Kombëtares së Ugandës dhe mbrojtësi i linjës së djathtë si pjesë e skuadrës shqiptare përfaqësuese të U-21.

Me përjashtim të tyre, trajneri Ze Maria nuk ka pasur në dispozicion gjatë këtyre ditëve as Marlind Nurin dhe Grent Halilin. Dy të rinjtë kanë qenë shpesh alternativa në skemat e trajnerit kur në fushë ekipi ka zbritur i ndërthurur me lojtarë të formacionit të parë dhe atij të stolit. Si mbrojtësi edhe sulmuesi janë pjesë e listës së Kombëtares Shpresa, e cila do të përballet sot me Islandën në “Elbasan Arena”.

Krahas tyre, trajneri Ze Maria nuk ka pasur në dispozicion as Hardi Binguila. Mesfushori nga Kongo ka pasur një periudhë riaftësimi prej 10 ditësh dhe, gjatë kësaj jave, do të testohet për të parë nëse gjendja e tij është përmirësuar dhe mund të nisë të përgatitet me grupin për të qenë i gatshëm në fundjavë.

SHKUMBINI

Përballja e radhës në Kategorinë e Parë për Tiranën do të jetë ndaj Shkumbinit, një kundërshtar që ndër vite ka qenë edhe “armik” edhe një “mik” i bardhebluve. Kjo, referuar garës sportive dhe konkurrencës në fushën e lojës, që hera-herës është pasqyruar edhe në sjelljen mes tifozërive. Në të shkuarën, sfida mes Tiranës dhe skuadrës peqinase ka pasur rivalitet të lartë, ndërkohë që së fundmi kjo gjë është zbutur.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"