Ndeshjet e fundit të grupeve/ Sot radha e Portugalisë dhe Brazilit, por sytë e shqiptarëve janë te dueli special… Serbi-Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 11:38

Ndeshjet e fundit të grupeve/ Sot radha e Portugalisë dhe Brazilit, por sytë e shqiptarëve janë te dueli special… Serbi-Zvicër

Ditën e sotme do të zhvillohen edhe 4 sfidat e fundit të vlefshme për fazën e grupeve, nga ku do të kompletohen edhe të gjitha skuadrat e raundit të 1/16-ave.

kupa e botes world cup

Në orën 16:00 do të zhvillohen 2 duelet e grupit H.

Me Portugalinë e kualifikuar pas 2 fitoreve në 2 sfidat e para, Gana, Koreja e Jugut dhe Uruguai do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për më tej.

Gana do të masë forcën me Uruguain, ndërsa Koreja e Jugut luan kundër Portugalisë.

Mbrëmja do të kulmojë me 2 duele speciale.

Në orën 20:00, Kameruni do të përballet me Brazilin e kualifikuar, ndërkohë që sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë te dueli mes Serbisë dhe Zvicrës.

Xhaka & CO do të kërkojnë një tjetër fitore të magjishme ndaj serbëve, për të vijuar më tej aventurën në këtë kompeticion.

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"