“Ndeshjen me Kosovën Reja të mos e llogarisë”, Hafizi kritik ndaj trajnerit të Shqipërisë: Këto 3 fitore njësoj si të kënaqemi me një lugë bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 11:49

“Ndeshjen me Kosovën Reja të mos e llogarisë”, Hafizi kritik ndaj trajnerit të Shqipërisë: Këto 3 fitore njësoj si të kënaqemi me një lugë bosh

Ish-trajneri i Shqipërisë Astrit Hafizi ëshë shfaqur kritik ndaj ekipit kombëtar dhe trajnerit Reja pas mbylljes së fushatës në Ligën e Kombeve.

astrit hafizi
Referuar deklaratave të teknikut italian se aktivizoi lojtarë që nuk kanë luajtur së fundmi me klubet si: Memolla, Veseli, etj, në studionin e emisionit “Zona Gol” të “Supersport”, Hafizi kërkoi që të mos bëhen më këto zgjedhje nga tekniku veteran Reja. Më tej, ai shtoi se nuk mund të konsiderohen suksese 3 fitoret e fundit me Kosovën, Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Fitoren me “Dardanët”, Hafizi e quajti “një lugë boshe” për shkak se takimi kishte më tepër karakter vëllazëror sesa sportiv, ndërsa rivalët e tjerë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk ishin në nivelin e kuqezinjve.

“Kthehem tek ajo që tha Reja se aktivizoi lojtarë që nuk luajnë në klubet. Kështu do vazhdojmë, me futbollistë që nuk aktivizohen dhe i marrim në kombëtare, kur kemi Uzunin apo lojtarë të tjerë që nuk i aktivizon për shkak të skemës që do?! Kështu do vazhdojmë nga ana fizike dhe në Ligën B që është nivel më i fortë? Akoma do dorëzohemi për 30-60 minuta?! Reja e di që ndeshjen me Kosovën të mos e llogarisë. Ajo s’ishte ndeshje miqësore, por ‘vëllazërore’. Po të llogarisim këto dy ndeshjet dhe atë të Kosovës i bie të kënaqemi një lugë bosh. Kazakistani dhe Bjellorusia, që deri para kësaj ndeshjeje, ishte në vendin e parë, ishin ekipe krejtësisht normale”, u shpreh Hafizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"