Ndeshje teke në Kupën e Shqipërisë, ja rregullorja e kualifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 21:07

Ndeshje teke në Kupën e Shqipërisë, ja rregullorja e kualifikimit

Përcaktimi i ekipit që do të kualifikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021 do të bëhet si më poshtë:

Kupa e Shqipërisë

a. Në rastet kur në fund të 90- të minutave të ndeshjes rezultati është i barabartë, atëherë do të zhvillohet koha shtesë dy herë nga 15 minuta.

b. Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim mes klubeve që do të përballen, do të kryhen pesë goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.

c. Në rast se edhe pas 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon.

d. Shpallet fituese skuadra që shënon.

Shënim: Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020-2021 do të zhvillohen me një takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"