“Ndeshje të vështira për t’u motivuar”, Duro: Po të isha që në fillim do të isha shumë pranë titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 21:35

“Ndeshje të vështira për t’u motivuar”, Duro: Po të isha që në fillim do të isha shumë pranë titullit

Shpëtim Duro ka komentuar humbjen e Laçit të tij në ndeshjen ndaj Partizanit të përfunduar 3-4.Në një prononcim për “SuperSport”, trajneri u ndal të theksonte rotacionin në skuadër dhe faktin se 2 humbjet e fundit në kampionat nuk e kanë shqetësuar pasi objektivi i sezonit ishte arritur më parë.

787686

Laçi e mbyll me dy humbje sezonin. Pavarësisht pikëve, çfarë ndikoi në këtë humbje ndaj Partizanit?
Sigurish që janë dy ndeshje shumë të vështira për t’u motivuar, pasi kemi kohë që e kemi arritur objektivin, Kam përdorur shumë rotacion dhe kam ndërruar shumë lojtarë, duke u kushtëzuar edhe nga ndeshja që kemi pas katër ditësh në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Mendoni se këto tre ndeshje ju shërbyen për të shkuar në formën më të mirë në finale përballë Vllaznisë?
Të shikojmë, por ne kemi lënë vazhdimisht pushim disa lojtarë, për t’i mbajtur edhe të karikuar, por edhe për të mos i rënduar. Megjithatë të shikojmë si do të shfaqemi në finale.

Si do ta vlerësonit këtë sezon të Laçit?
Unë nuk kam qenë gjithë sezonin, por e kam thënë që kjo është skuadra ime. Patjetër që po të isha që në fillim, do të isha shumë pranë titullit. Erdha në një moment kur skuadra ishte e dërrmuar psikologjikisht, pasi kishte humbur edhe besimin te drejtuesit. Më pas e arritëm objektivin, duke u shpallur nënkampionë, një rezultat historik për Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"